Një foshnjë disamuajshe, në mesin e të infektuarve nga Fushë-Kosova - Gazeta Express
string(66) "nje-foshnje-disamuajshe-ne-mesin-e-te-infektuarve-nga-fushe-kosova"

Një foshnjë disamuajshe, në mesin e të infektuarve nga Fushë-Kosova

Gazeta Express

02/06/2020 14:29

Nga gjithsej 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuar me COVID-19, prej tyre 5 janë në Komunën e Fushë-Kosovës. Madje të prekur me koronavirusin janë tre fëmijë, njëri disamuajsh.

Zëdhënësi i Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli, ka njoftuar se të gjitha këto raste janë raste kontakti me familjarët e tyre, në Vushtrri.

Lexo Edhe:

Topalli tha se gjendja shëndetësore e të prekurve është e mirë dhe janë duke qëndruar në vetizolim.

Sipas tij, personat e prekur me COVID19, jetojnë në Bresje por që nuk kanë paraparë të izolohet ajo zonë.

“Janë pesë anëtarë të familjes mosha e tyre bashkëshortët janë të vitit 1980 dhe 85, dhe fëmijët janë 2010, 2015 dhe 2020…Si shtab emergjent i krizës nuk e kemi paraparë që të izolohet ajo zonë atje sepse e kemi nën kontroll të plotë atë zonë e vëzhgojmë atje por që do i përcjellim rrethanat, dhe në bazë të rrethanave sigurisht edhe do marrim hapat konkret”, tha ai.

Sipas tij, bizneset që janë hapur në fazën e tretë si dhe bizneset që janë hapur më herët janë duke i respektuar masat e qeverisë.

“Bizneset dhe gastronomia në përgjithësi janë duke i respektuar masat ashtu siç janë paraparë me udhëzimet administrative të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve gjegjëse. Ne jemi vazhdimisht në terren dhe po monitorojmë situatën por që aktualisht janë duke e respektuar bizneset dhe të gjitha lokalet tjera janë duke i respektuar këto masa. Jemi të kënaqur me veprimin e tyre”, deklaroi Topalli.

Duke folur për mundësinë për të ndihmuar bizneset që veprojnë në Komunën e Fushë-Kosovës, Topalli deklaroi se si komunë nuk mund ta përballojnë.

“Këto probleme dhe këto çështje janë tepër të vështira të përballohen nga komuna sepse dihet buxheti i komunave, dhe dihet kapaciteti që të gjejnë zgjidhje në këtë periudhë kohore që ka qenë bukur e vështirë. Orientimi ynë sigurisht është që nga pakoja e qeverisë së Kosovës nga ministria e Financave dhe pastaj te shohim se si do jetë mundësia që t’i ofrojmë mundësinë tu ndihmojmë sa më shumë këtyre bizneseve. Kemi bërë evidentimin e këtyre bizneseve, kemi bërë listat e punëtorëve të shohim se si është gjendja e tyre përafërsisht një lloj kalkulimi se sa mund të jenë humbjet”, tha zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës.

Deri më tani me COVID-19 në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 1083, të shëruar janë 843 kurse betejën me koronavirus e kanë humbur 30 persona.