Një filxhan çaj kundër alergjive ushqimore - Gazeta Express
string(42) "nje-filxhan-caj-kunder-alergjive-ushqimore"

Një filxhan çaj kundër alergjive ushqimore

Gazeta Express

23/07/2020 10:49

Një filxhan çaj jeshil në ditë mund të jetë përgjigja ndaj alergjive ushqimore. Shkencëtarët kanë zbuluar se gjethet e çajit jeshil kanë nivele të larta antioksiduese dhe baktere, që kurojnë alergjitë e lehta ndaj ushqimeve dhe pijeve të ndryshme. 

Deri në 40% e çajit jeshil përbëhet nga bakteret Flavonifractor plautii, ose FP. Studiuesit zbuluan se FP mund të frenojë inflamacionin që shkaktohet kur konsumojmë ushqime të caktuara, ul presionin e gjakut dhe ndihmon në rregullimin e peshës.

Lexo Edhe:

Studimi u krye nga shkencëtarët japonezë të cilët thonë se megjithatë duhet treguar kujdes, pasi çaji duhet të ruhet i freskët për të pasur efektin e plotë.

Nëse do të pish nga një filxhan në ditë për gjashtë muaj, niveli i toksinave në trup do të bjerë gjithashtu deri në 51%./Gazeta Express