Një ekip me “zviceranë” në duelin vëllazëror Shqipëri – Kosovë - Gazeta Express
string(58) "nje-ekip-me-zvicerane-ne-duelin-vellazeror-shqiperi-kosove"

Një ekip me “zviceranë” në duelin vëllazëror Shqipëri – Kosovë

Gazeta Express

11/11/2020 15:40

Një duel vëllezërish në stadiumin e Elbasanit. Sot, Shqipëria do t’i urojë mirëseardhje “vëllait të vogël” Kosovës. Në këtë ndeshje do të jenë prezentë 11 futbollistë “zviceranë”

Përballja në mes të Shqipërisë dhe Kosovës ka zgjuar interesim të madh edhe në Zvicër.

Lexo Edhe:

Magazina helvetike “Blick” ia ka kushtuar një shkrim të veçantë duelit vëllazëror, i cili do të fillojë pas pak çastesh në stadiumin “Elbasan Arena”.

Herën e fundit kur Kuqezinjtë ishin përballur me Verdhekaltrit ishte maji i vitit 2018, ku në stadiumin e Zurichut ishin prezentë 18.700 shikues, e që fitore shënonin “Dardanët”, 3:0.

Theks të veçantë, “Blick” i ka kushtuar faktit se në ndeshjen në mes të Shqipërisë dhe “vëllait të saj të vogël”, Kosovës, do të jenë prezentë 11 “zviceranë”, respektivisht futbollistë shqiptarë që kanë lidhje me Zvicrën, që janë lindur apo rritur në shtetin helvetik.

Mediumi zviceran e përmend edhe faktin se për tifozët do të jetë e vështirë të bëjnë tifo për njërën apo tjetrën skuadër duke e pasur parasysh se të gjithë janë shqiptarë.

Shqipëria i ka katër futbollistë që kishin eksperiencë në Superligën zvicerane, kurse shtatë të tjerë janë pjesë e ekipit të Bernard Challandes.

Njëri prej tyre është edhe Betim Fazliji, i cili iu bashkua më së fundmi Kosovës.

Ish-futbollisti i Zvicrës U-21 i zgjodhi “Dardanët”, ndërsa do të debutojë sot në Elbasan.

“Po ndihem mirë dhe jam i gatshëm për ta bërë hapin e madh. Jam i lumtur”, ka thënë 21 vjeçari për magazinën “Blick”.

“Natyrisht, debutimi ndaj Shqipërisë do të jetë absolutisht i jashtëzakonshëm. Por, nëse do të ishin shikuesit prezentë do të ishte një festë e vërtetë”, shtoi futbollisti i St Gallenit.

Mungesa e tifozëve në stadium ka ndikuar tej mase tek Kosova, e cila nuk e ka shijuar fitoren qe një vit.

Kurse, Shqipëria nuk e ka shënuar asnjë gol në tri ndeshjet e fundit, ndaj Kazakistanit dh dy herë kundër Lituanisë.

Por, diçka mund të ndryshojë për këto dy ekipe kombëtare në ndeshjen e sotme, e cila do të fillojë në orën 16:00. /Gazeta Express/