“Një dorë misterioze rrëmbente trupat natën dhe…”, çfarë shkruante ‘Le populaire’ për kanibalin e Tiranës - Gazeta Express
string(99) "nje-dore-misterioze-rrembente-trupat-naten-dhe-cfare-shkruante-le-populaire-per-kanibalin-e-tiranes"

“Një dorë misterioze rrëmbente trupat natën dhe…”, çfarë shkruante ‘Le populaire’ për kanibalin e Tiranës

Shqiperi

Gazeta Express

20/12/2020 13:22

“Le Populaire” ka botuar, të premten e 16 shtatorit 1927, në ballinë, një shkrim rrëqethës mbi historinë e kanibalit të Tiranës.

Një mishpjekës shqiptar u furnizonte në trekëmbëshat

Lexo Edhe:

“Prej disa kohësh ishte vërejtur në Tiranë që pas varjeve, trupat e të dënuarve hiqeshin natën nga trekëmbëshi, nga duar misterioze dhe zhdukeshin.

Policia u vu në kërkim dhe kapi një burrë në orën 11:00 ndërsa po zhvarte një trup të pajetë dhe po e fuste në një thes. Xhandarët pasi e ndoqën këtë individ, vunë re se ai ishte një mishpjekës nga Tirana që therte (priste) trupat dhe i punonte për të përgatitur pjata (meze) shumë të vlerësuara nga shoqëria e Tiranës.

Gruaja dhe dy vajzat e tij u burgosën me të.” /Aurenc Bebja, Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”