Një ditë pasi tha "s'e njohim Kosovën", presidentja e Greqisë zbarkon në Beograd - Gazeta Express
string(76) "nje-dite-pasi-tha-se-njohim-kosoven-presidentja-e-greqise-zbarkon-ne-beograd"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 11:22

Një ditë pasi tha “s’e njohim Kosovën”, presidentja e Greqisë zbarkon në Beograd

Lajme

Gazeta Express

28/03/2023 11:22

Një ditë pas deklaratës së qëndrimi i Greqisë për njohjen e Kosovës s’ka ndryshuar, presidentja e Greqisë, Katerina Sakellarpoulos ka zbarkuar sot në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Atë e ka pritur presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, me nderime të larta, i shoqëruar nga kreu i diplomacisë serbe, Ivica Dacic dhe ministrja për integrim, Tanja Miscevic, shkruan Kosovo Online, transmeton Express.

Lexo Edhe:

Vucic dhe presidentja greke do të mbajnë një takim “tete a tete” dhe më pas do të ketë edhe takim të dy delegacioneve.

Kjo vizitë e presidentes së Greqisë në Serbi vjen pak ditë pas marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje pas së cilës u tha se do të ketë lëvizje të pozicioneve të pesëshes mos-njohëse të BE-së karshi pavarësisë së Republikës së Kosovës./Express/