Një ditë pas finales, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës - Gazeta Express
string(78) "nje-dite-pas-finales-rama-shqiperia-la-pershtypje-fantastike-ne-syte-e-europes"

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 9:53

Një ditë pas finales, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2022 9:53

Mbrëmjen e djeshme, në finalen e Conference League, triumfoi Roma përballë Feyenoord, duke shkruar kështu historinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Një fitore historike duke qenë se kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni të ri nga UEFA.

Në lidhje me organizimin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes, kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook u ka shprehur falenderimet të gjithë atyre që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Kryeministri Rama u ka uruar të gjithëve një ditë të mbarë me krenarinë dhe përshtypjet që Shqipëria la në sytë e të gjithë Europës.

“Mirëmëngjes! Dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook