Një ditë para vendimit për Valbona Sakon, Dako takoi kryetaren e Gjykatës së Durrësit


Gazeta Express
19 Korrik 2019 22:14

Gjykata e Durrësit i ka vërtetuar sot (19 korrik) mandatin si kryetare e Bashkisë së qytetit bregdetar, Valbona Sako.

Vendimi i marrë nga gjyqtari Shpëtim Reka, erdhi dy ditë pas gjyqtarja e po të njëjtës gjykatë, Mimoza Margjeka, vendosi të mos i njihte mandatin me pretendimin se ishte shkelur Kodi Zgjedhor duke regjistruar Partinë Bindja Demokratike.

Por, çfarë ndodhi pas vendimit të parë të Gjykatës së Durrësit?

Pasi gjyqtarja Margjeka vendosi të mos i njihte mandatin, ishte Partia Socialiste që iu drejtua me një tjetër kërkesë po të njëjtës gjykatë. Gjyqtari Shpëtim Reka ka pranuar tsot ë japë një vendim ndryshe nga ai i koleges së tij.

Sipas “Exit.al”, një ditë më parë, në Gjykatën e Durrësit ka shkuar kryebashkiaku aktual Vangjush Dako dhe ajo e zgjedhur Valbona Sako, ku kanë zhvilluar një takim me kryetaren e gjykatës, Joana Qeleshi.

Pas takimit, Partia Socialiste ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për shqyrtimin e mandatit. Kryetarja Joana Qeleshi “ka manipuluar shortin duke ia caktuar çështjen gjyqtarit Shpëtim Reka, një mbështetës i njohur socialist”.

Po sot, Partia Socialiste i është drejtuar me një tjetër kërkesë Gjykatës së Tiranës, pasi ajo vendosi të mos i njihte mandatin kandidatit të majtë për bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku.

Më 15 korrik, Gjykata e Tiranës shpalli mos kompetencë për vendimin, duke ia kaluar Gjykatës Administrative.

Te fundit


Kthehu lart