Një ditë para seancës, Kurti mbledh kryesinë e Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(59) "nje-dite-para-seances-kurti-mbledh-kryesine-e-vetevendosjes"

Një ditë para seancës, Kurti mbledh kryesinë e Vetëvendosjes

Gazeta Express

02/06/2020 17:43

Në Lëvizjen Vetëvendosje momentalisht po mbahet mbledhje e kryesisë së partisë, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, T7 raporton se është parë duke hyrë edhe kryeministri në detyrë e shefi i kësaj partie, Albin Kurti.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, siç raporton televizioni, në mbledhje po marrin pjesë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin./GazetaExpress/