Një ditë para largimit nga Shqipëria, Glover takon kreun e KQZ-së


Gazeta Express
11 Korrik 2019 12:28

Paraditen e sotme përfaqësuesja e misionit të ODIHR, Audrey Glover ka mbërritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’u takuar me kryetarin Klement Zgurin.

Shefja e misionit të ODIHR ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues të partive politike në Shqipëri, përfshirë opozitën jashtëparlamentare.

Audrey Glover do të largohet nesër nga Shqipëria ndërkohë që takimin e fundit ka zgjedhur ta zhvillojë me kreun e KQZ-së, i cili ka vënë në dukje disa shkelje gjatë procesit të 30 qershorit.

ODHIR pritet të publikojë pas dy muajsh raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të cilat u mbajtën pa pjesëmarrjen e opozitës.

Te fundit


Kthehu lart