Një dietë me bazë bimore zbutë simptomat e artritit


load
Gazeta Express
7 Tetor 2019 11:28

Studimet e mëparshme kanë treguar për benefitet që ka një dietë e pasur me perime dhe fruta. Studimi I bërë së fundmi, ka analizuar efektet e kësaj lloj diete, në raport me artritin reumatik dhe rezultatet ishin shumë befasuese, shkruan Medical News, transmeton Gazeta Express.

Artriti reumatik është një sëmundje kronike autoimune, e cila manifestohet me dhimbje në nyje, dhe ka një prevelancë në mes të 0.3%-1%. Kjo gjendje mund të përkeqësohet deri në atë masë sa një person mund t’a humbë aftësinë e lëvizjes.

Trajtimi I kësaj sëmundjeje deri më tani ka përfshirë përdorimin e barnave specifike dhe përmirësimin e stilit të jetesës.

Studimi I fundit I kryer nga një grup shkencëtarësh ka ardhur në përfundim se një ndikim të madh në lidhje me këtë sëmundje e ka edhe mënyra e të ushqyerit.

Ekipi nga Physicial Comittete for Rensponsible Medicine në Washington, në studimin e bërë ka vërejtur se dietat me bazë bimore, çojnë në ndryshime specifike, të cilat I lehtësojnë simptomat e këtij çrregullimi.

Inflamacioni I shkaktuar në nyjë, I cili është problem kryesor I kësaj sëmundjeje, mirëpo krahas barnave mund të zbutet dhe të ulet niveli I tij, nëse një person fillon të konsumoj ushqime me bazë bimore, duke përfshirë këtu edhe ato, që përmbajnë fibra.

Shkencëtarët kanë theksuar se mënyra e të ushqyerit mund vetëm t’I lehtësojë simptomat, përderisa nuk duhet t’I ndërpreni tabletat e përshkruara nga mjeku juaj. /Express

Te fundit


Kthehu lart