Një delegacion i UEFA-s e viziton Kosovën këtë javë


Gazeta Express
19 Maj 2019 10:22

Një delegacion i organit qeverisës së futbollit evropian (UEFA), do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, pak ditë pasi iu plotësuar kërkesa Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për t’i lejuar tri klube të marrin pjesë në garat evropiane nga viti i ardhshëm.

Kjo vizitë vjen pas takimit që drejtuesit e FFK-së patën me përfaqësuesit e UEFA-s në Budapest, e ku u diskutua e ardhmja e ligave kombëtare dhe ku u aprovua kërkesa e FFK-së për pjesëmarrjen e një klubi tjetër në garat evropiane që nga viti i ardhshëm, njofton FFK-ja, përcjell Gazeta Express.

Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni i UEFA-s do ta shikojë gjithë rrjedhën e garave si dhe projektet që po i realizon FFK-ja dhe ato që parashikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme.

Po ashtu, delegacioni i UEFA-s, do të mbajë edhe një konferencë për media, për të cilën FFK-ja thotë se do të njoftojë me kohë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart