“Një burrë me lek apo që të bën të qeshësh?”, VIP-at i japin përgjigjet e papara Ermalit


Gazeta Express
16 Shtator 2019 10:48

Producenti, moderatori e aktori Ermal Mamaqi ishte i ftuar me bashkëshorten e tij, Amarda Toskën në dasmën madhështore të Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit mbrëmjen e djeshme, një dasmë e organizuar nga “Ami Event”.

Gjatë dasmës, Ami dhe Ermali pozuan krah njëri-tjetrit dhe në një prej fotove çifti shfaqen duke qeshur. Ermali e ka shoqëruar foton me një pyejte që ka shkaktuar shumë komente.

Hë mi goca, më mirë një burrë me lek apo një burrë që të bën të qeshësh?”, shkruan Ermali.

Nje burr me lek se humorista jena vet. ps. Ca te mil qe jeni“, i komenton Enca.

Ju jeni dashuri, dhe keni zgjuarsine. Zgjuarsia te bene dhe me lek dhe te qeshesh“, i komenton Rezarta Shkurta.

Po ti e ke gjithe paketen lal“, i komenton Anxhela Peristeri.

Te fundit


Kthehu lart