Një arsye më shumë për të pirë edhe një kafe tjetër sot


Gazeta Express
26 Nëntor 2019 14:38

Pse jo? Kërkoni edhe një kafe tjetër, sidomos pasi keni filluar të ndjeni lodhjen gjatë pasdites.

Studimet për kafenë dhe ndikimet, që ajo ka në organizmin tonë janë nga më të ndryshmet, edhe rezultatet po ashtu. Por studimi i fundit na ka dhënë edhe një arsye më shumë për të pirë edhe një kafe tjetër. Një studim i publikuar pak kohë më parë, ka treguar se të konsumosh dy deri në tre filxhanë kafe në ditë  mund të zvogëloj rrezikun e vdekjes nga probleme të ndryshme.

Rezultatet e studimit, u bazuan në të dhënat e përdorura nga studimet e mëparshme, të cilat kishin ndjekur stilin e jetës të më shumë se 200.000 njerëzve për 30 vjet. Ata zbuluan se njerëzit, që pinin më pak se 5 filxhanë në ditë, kishin rrezik më të ulët të preken nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe sëmundjet neurologjike.

Janë planifikuar të bëhen ende studime të tjera, për të konfirmuar këtë teori dhe për të vërtetuar benefitet e kafesë për shëndetin e njeriut. /Express

Te fundit


Kthehu lart