"Një amerikane në Kosovë 1981 - 1997" - promovim/diskutim me antropologen Dr. Janet Reineck - Gazeta Express
string(84) "nje-amerikane-ne-kosove-1981-1997-promovim-diskutim-me-antropologen-dr-janet-reineck"

“Një amerikane në Kosovë 1981 – 1997” – promovim/diskutim me antropologen Dr. Janet Reineck

Arte

Gazeta Express

15/08/2022 16:39

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të promovohet libri i antropologes Dr.Janet Reineck, pos promovimit do të ketë edhe diskutim të hapur me vetë autoren. Libri do të promovohet me 1 shtator më fillim nga ora 11:00.

CUNEUS boton “Një amerikane në Kosovë 1981-1997” nga Janet Reineck!

Lexo Edhe:

Antropologia amerikane Janet Reineck, apo Xheneta, siç e kanë thirrë familjet shqiptare të Kosovës, ka jetuar rreth tetë vjet në Kosovë, midis periudhës 1981-1997. Ajo ka hulumtuar kulturën e sjelljen e shqiptarëve të Kosovës, në studimet e saj postdiplomike për master dhe doktoratë në antropologji kulturore në UCLA, Berkeley/USA. Terreni i saj ka qenë e gjithë Kosova, por me fokus në Opojë, Rugovë, Gollak e Has. Ka shkruar për dasmën e vallet e shqiptarëve, për migrimin dhe gjininë, për traditat e doket, për vazhdimësitë e ndryshimet e transformimet e shumta në fshat e qytet, për patriarkalitetin dhe feminitetin, për jetën e shqiptarëve të Kosovës nën ish-Jugosllavi.

Pas hyrjes së tankeve të Serbisë në Kosovë (1989) dhe uzurpimit të autonomisë, Xheneta kthehet në Kosovë si punonjëse humanitare e OXFAM-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe fillon projekte të shumta, kryesisht në komunën e Vitisë. Në vitin 1997, autoritetet serbe e dëbojnë nga Kosova, por ajo vazhdon punën e saj për ta njohur opinion amerikan për Kosovën, gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, dhe njëkohësisht vazhdon edhe punën e saj si humaniste. Më vonë ajo nisë edhe organizatën e saj World Dance for Humanity për të ndihmuar familjet e varfra në Ruandë e tani edhe ato të prekura nga lufta në Ukrainë.

Por, Xheneta nuk e ka harruar kurrë Kosovën e saj! Ajo ka shkruar një libër për kujtimet e saj në Kosovë, një libër personal dhe tejet të rëndësishëm për njohjen e historisë së Kosovës së asaj periudhe. Literaturës së paktë antropologjike i shtohet edhe një libër i mrekullueshëm!

/Gazeta Express