Një aeroplan udhëtarësh bën ulje emergjente në Tehran - Gazeta Express
string(53) "nje-aeroplan-udhetaresh-ben-ulje-emergjente-ne-tehran"

Gazeta Express

26/01/2020 10:57

Një aeroplan udhëtarësh bën ulje emergjente në Tehran

Gazeta Express

26/01/2020 10:57

Një aeroplan i udhëtarëve në Iran është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Tehranit, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve.

Raportohet se aeroplani ishte nisur nga Tehrani në Stamboll, por u kthye prapa dhe ateroi në aeroportin “Mehrabad” për shkak të një problemi teknik.

Lexo Edhe:

Sipas zyrtarëve të aeroportit, aeroplani është lëshuar në mënyrë të sigurt dhe askush nga personat e ndodhur në të nuk është lënduar, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Në raport nuk u saktësua lloji i problemit teknik, por dihet se aeroplani ishte pronë e kompanisë “Iran Airtour”.

Ky incident ndodhi rreth tri javë pasi Rojet Revolucionare të Iranit pranuan se e kanë qëlluar gabimisht me raketa dhe e kanë rrëzuar aeroplanin e një kompanie ukrainase më 8 janar, duke i lënë të vdekur 176 personat që ndodheshin në të.