Një 13-vjeçar kreu një sulm vetëvrasës në dasmë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

12/07/2019 12:46

Një 13-vjeçar kreu një sulm vetëvrasës në dasmë

Lajme

Gazeta Express

12/07/2019 12:46

Së paku pesë persona kanë vdekur, ndërsa 40 janë plagosur kur një djalë 13 vjeç ka kryer një sulm vetëvrasës në krahinën afgane Nangarhar.

Zyrtari i Policisë afgane ka thënë se djali e ka shpërthyer bombën në dasmën të cilën e ka organizuar komandanti i forcave qeveritare Malik Tur, i cili edhe ai është vrarë në këtë sulm.

Sipas zyrtarëve besohet se Tur ka qenë cak i sulmit, transmeton Asociated Press.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në lindje të Afganistanit janë të pranishëm talebanët dhe organizata të ISIS-it.