Nissan tërheq 490 mijë automjete për shkak të një problemi


Gazeta Express
27 Qershor 2019 19:04

Prodhuesi japonez i automjeteve Nissan do të tërheqë rreth 490 000 automjete në Japoni, për shkak të rrezikut të një qarku të shkurtër që mund të shkaktojë zjarr, pasi deri tani janë konstatuar katër raste, sipas dokumenteve të lëshuara sot nga Ministria japoneze e Transporteve.

”Kjo tërheqje përfshin vetëm Japoninë”, tha për median një zëdhënëse e Nissan.

Në total do të rikthehen mbrapsht 491 345 automjete, të shtatë llojeve të ndryshme, të shitura mes nëntorit 2008 dhe shtatorit 2018.

Bëhet fjalë për një problem në kartën elektronike, që në rastin më të keq mund të bëhet shkak i një qarku të shkurtër dhe për rrjedhojë makina mund të përfshihet nga flakët.

Te fundit


Kthehu lart