Shkon në 20 numri i të vdekurve në protestat e Indisë - Gazeta Express
string(53) "shkon-ne-20-numri-i-te-vdekurve-ne-protestat-e-indise"

Gazeta Express

26/02/2020 8:14

Shkon në 20 numri i të vdekurve në protestat e Indisë

Gazeta Express

26/02/2020 8:14

Përleshjet e përgjakshme kanë vazhduar në kryeqytetin e Indisë për të tretën natë radhazi. Raportohet se cak i sulmeve të grupeve të dhunshme janë bërë shtëpitë dhe dyqanet e myslimanëve. Numri i të vdekurve deri më tash ka shkuar në 20.

Dhuna filloi së pari të dielën mes protestuesve që e përkrahin ligjin e ri për shtetësinë dhe atyre që e kundërshtojnë atë. Megjithatë, përplasjet tashmë kanë marrë karakter religjioz për shkak të raportimeve se njerëzit po sulmohen në bazë të përkatësisë fetare.

Lexo Edhe:

Mediet lokale raportuan për grupe të dhunshme, të pajisura me shkopinj, shufra metalike dhe gurë, të cilat po enden rrugëve dhe po kryejnë zjarrvënie të qëllimshme.

Në mesin e të vdekurve ka hindusë dhe myslimanë. Përpos të vrarëve, gjatë përleshjeve janë lënduar 189 persona, shumë prej të cilëve janë shtrirë në spitale.

Gjykata e Lartë e Nju Delhit i urdhëroi qeverinë dhe ushtrinë që personat e lënduar të dërgohen në mënyrë të sigurt në spitalet më të afërta, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Dëshmitarët e përleshjeve thanë se kanë parë persona të armatosur dhe pati raportime se ka pasur të shtëna nga persona të paidentifikuar, të cilët po qëndronin në kulmet e shtëpive dhe ndërtesave.

Këto trazira ndodhën pikërisht në kohën kur në Indi po qëndronte për vizitën e parë zyrtare presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.