NISMA thotë se vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme


Gazeta Express
21 Korrik 2019 19:04

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve të Nismës Socialdemokrate.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e krijuar në vend pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nisma Socialdemokrate vlerëson se pas situatës së krijuar vendi është në prag të zgjedhjeve të parakohshme, prandaj Nisma është e gatshme të hyjë në këto zgjedhje.

Sa i përket ftesës nga Gjykata Speciale për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, kryetari Limaj ka thënë se ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Kryetari Limaj ka shprehur bindjen e plotë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.

Te fundit


Kthehu lart