Nisin testimet për ilaçet për të shmangur COVID-19 tek personat e ekspozuar ndaj tij - Gazeta Express
string(84) "nisin-testimet-per-ilacet-per-te-shmangur-covid-19-tek-personat-e-ekspozuar-ndaj-tij"

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 13:23

Nisin testimet për ilaçet për të shmangur COVID-19 tek personat e ekspozuar ndaj tij

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 13:23

Kompania farmaceutike Pfizer njoftoi nisjen e provave klinike në shkallë të gjerë të një ilaçi që shërben për të shmangur COVID-19 tek ata që janë të ekspozuar ndaj virusit.

Provat për antibiotikun do të përfshijnë 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm që jetojnë në të njëjtën familje me dikë që është i infektuar me COVID-19. Kompania Pfizer gjithashtu po studion ilaçin tek njerëzit që tashmë janë infektuar me COVID-19, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma serioze.

Lexo Edhe:

“Nëse është e suksesshme, ne besojmë se kjo terapi mund të ndihmojë në ndalimin e virusit herët, para se të ketë pasur shansin për t’u shpërndarë gjerësisht”, tha nëpërmjet një deklarate zyrtari kryesor shkencor i kompanisë Pfizer, Dr Mikael Dolsten për VOA.

Ilaçi synon të bllokojë një enzimë kryesore që virusit i nevojitet për t’u shumuar. Nëse funksionon, shkencëtarët besojnë se do të jetë efikas vetëm në fazat e hershme të infeksionit.

Kur COVID-19 të jetë bërë një sëmundje e rëndë, virusit i është ndaluar ndërkohë përhapja dhe pacientët preken kryesisht nga përgjigja tepër aktive e sistemit imunitar.