Nisin manovrat ushtarake të NATO’s në Bullgari


Gazeta Express
12 Korrik 2019 18:49

Nisin manovrat ushtarake detare, të koduara ”Breeze-2019”, që do të zhvillohen në Detin e Zi me pjesëmarrjen e trupave bullgare, të NATO-s dhe të vendeve partnere.

”Manovrat do të vazhdojnë deri më 21 korrik nën komandën e Marinës Bullgare duke ndjekur standardet dhe procedurat e Aleancës’’, thuhet një deklaratë nga Ministria bullgare e Mbrojtjes.

Në të marrin pjesë forcat detare të 12 vendeve, përfshirë Italinë.

Përveç anijeve e Grupit të Përhershëm të NATO-s do të marrin pjesë edhe 27 anije luftarake, pesë avionë, gjashtë helikopterë dhe 2 257 ushtarë.

Manovrat ushtarake do të ndiqen nga 132 përfaqësues të institucioneve shtetërore, autoriteteve vendore, dhe organizatave joqeveritare.

Te fundit


Kthehu lart