Nisi si konfikt fizik, pastaj qëlluan me armë drejt automjetit në lëvizje në Elbasan - Gazeta Express
string(83) "nisi-si-konfikt-fizik-pastaj-qelluan-me-arme-drejt-automjetit-ne-levizje-ne-elbasan"

Nisi si konfikt fizik, pastaj qëlluan me armë drejt automjetit në lëvizje në Elbasan

Gazeta Express

25/11/2020 12:46

Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë ku është qëlluar me armë drejt një automjeti në lëvizje në afërsi të stadiumit, në rrugën “Emin Matraxhiu”.

Mësohet se në afërsi të stadiumit Elbasan është gjetur një mjet i ndaluar dhe pa drejtues në brendësi dhe një gëzhojë në tokë.

Lexo Edhe:

Sipas burime të deri tanishme, gjithçka ka nisur me një sherr banal që ka përfunduar më pas në përdorimin e armëve të zjarrit. n

Burime bëjnë me dije se një person deri më tani është i plagosur dhe ndodhet në spital.

Sakaq, vendngjarje ka shkuar Policia, ndërsa pika kontrolli janë ngritur në gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë okularë të cilët kanë qenë aty kur u qëllua me breshëri ndaj një makine në lëvizje.

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.