Nishani pas takimit me Metën: Besnik Muçi mbetet anëtar i Kushtetueses


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 12:53

Gjatë takimeve konsultuese për krizën politike në vend, Presidenti Ilir Meta priti sot ish- kreun e Shtetit, Bujar Nishani.

Në përfundim të takimit Nishani u shpreh se

Duke folur për mediat pas takimit me Metën, Nishani ka deklaruar se është njohur me disa çështje të pa bëra publike ku tentohej të minoheshin kompetencat e presidentit.

“Ka një kaos dhe anarki dhe sulm të rëndë të kushtetutës. Prishje të balancave dhe goditje e ashpër e rëndë barbare publike ndaj Kushtetutës dhe Reformës. Me aktin që ka ndodhur në kushtetuese ku kuvendi dhe mazhoranca jo vetëm nuk një tagrin e Presidencës.

U njoha edhe me disa çështje të pa bëra publike të Presidentit. Që tregojnë për një tendencë për të minuar Presidencën. Ndaj e mbështes presidentin plotësisht në qëndrimin e tij. Proces i Reformës është sistem që shqiptarët po duan ta mbajnë gjallë. I takon presidentit të bëjë publike, por çdo veprim është në kompleksitetin për minimin e procesit që ka ndjekur presidenti për ndërtimin e shtetit të së drejtës” tha Nishani.

Nishani i jep të drejtë arsyetimit të Besnik Muçit, i cili thotë se vazhdon të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese edhe pas shkarkimit nga KPA si prokuror.

“Arsyetimi i Muçit është korrekt dhe i saktë në vijë logjike. Besnik Muçi si prokuror nuk ekziston më që nga dita që është dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe është betuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Analiza morale është tjetër gjë. Jo çdo qytetar hyn në vetting. Kur një subjekt nuk ekziston më, ka ndërruar jetë, mbyllet çështja. Në rastin konkret Muçi nuk ekziston më si prokuror.

Më herët Meta është takuar më vete dhe ka diskutuar gjatë e gjerë, me dy ish-presidentë, Rexhep Meidanin dhe Sali Berishën.

Te fundit


Kthehu lart