Nishani: Keqardhje që Komisioni i Venecias u përfshi në konfliktin Qeveri-Presidencë


Gazeta Express
10 Tetor 2019 20:32

Në pozitat e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani e ka provuar disa herë përballjen dhe përplasjen politike me maxhorancën. Të nxitur politikisht e konsideron edhe inisiativën që socialistët kanë marrë për shkarkimin e Ilir Metës. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen për përfshirjen e Komisionit të Venecias në këtë përplasje që sipas ish-Presidentit synon vetëm nënshtrimin e institucionit të Presidendcës.

Në një intervistë për ABC Neës, ish-presidenti sqaron se kërkesën për të zgjidhur kushtetuetshmërinë e dekreteve të Ilir Metës në Venecia mund ta dërgonte vetëm Gjykata Kushtetuese.

Është i fundit President që mundi të ul në të njëjtën tryezë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. Por tani ka bindjen se asnjë faktor vendas nuk mund t’i vendosë aktorët politikë përballë,veç faktorit ndërkombëtar.

Në pozitat e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD ka bindjen se demokratët nuk duhet të humbin asnjë kontribut, por sipas tij hapja e partisë duhet orientuar më shumë drejt intelektualëve të rinj.

Sipas ish-presidentit opozita përgjatë këtyre 6 viteve ka konsumuar shumë energji politike duke u marrë me skandalet e qeverisë, por pavarëisht kësaj janë gati për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë të re. 

Te fundit


Kthehu lart