Niseni ditën me avokado në mëngjes - Gazeta Express
string(34) "niseni-diten-me-avokado-ne-mengjes"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

31/03/2023 20:27

Niseni ditën me avokado në mëngjes

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

31/03/2023 20:27

Që të keni një trup të shëndetshëm, duhet dhe të keni një orar të ngrënjes së ushqimit.

Megjithatë, asgjë s’mund të ju ndihmojë nëse ushqimi që ju e konsumoni, të paktën në mëngjes, nuk është natyror e i freskët dhe i lehtë për të kaluar ditën.

Lexo Edhe:

Prandaj ushqimet e kombinuara sikurse avokado, mund të ndihmojë për të ulur shumë rreziqe si dhe për të përmirësuar yndyrnat në gjak.

Shumica prej nesh e di që shëndeti i zemrës përmirësohet nga marrja e acidit oleic (që ndodhet tek avokado) dhe nga marrja e acideve yndyrore omega-3 (që e gjejmë gjithashtu tek avokado në formën e acidit alpha-linolenic).

Pra yndyrnat që i gjejmë tek avokado janë të dobishme për zemrën, për shkak se rrisin nivelin e kolesterolit të mirë në gjak (HDL).

Po ashtu avokado parandalon kancerin e lëkurës dhe prostatës, transmeton Klan Kosova.

Një avokado mund ta hidhni në supë, mund ta shtoni në salcat e ndryshme të sallatës për një ngjyrë mbresëlënëse, e poashtu mund ta përzieni avokadon me qepë, domate, vaj ulliri për një sallatë të shijshme.