Nis takimi i emisarit të BE-së për dialogun me Vjosa Osmanin - Gazeta Express
string(60) "nis-takimi-i-emisarit-te-be-se-per-dialogun-me-vjosa-osmanin"

Nis takimi i emisarit të BE-së për dialogun me Vjosa Osmanin

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 8:08

Ka nisur takimi i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me u.d e presidentit, Vjosa Osmanin, raporton T7 nga vendi i ngjarjes.

Takimi po mbahet i mbyllur për media, derisa, nuk dihet nëse palët do të deklarohen para gazetarëve.

Lexo Edhe:

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak edhe sot do të qëndrojë në Kosovë.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, Lajçak ka paraparë disa takime me liderët në vend.

Lajçak takimin e parë e ka pasur dje me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, i cili edhe ka fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

Emisari i BE-së do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, derisa, pas vizitës në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd./GazetaExpress/