Nis shpërndarja e shujtave për nxënësit në Vushtrri


Gazeta Express
11 Shtator 2019 23:49

Në shkollat e Vushtrrisë ka filluar shpërndarja e shujtave për shkollarët e ciklit të ulët në të gjitha shkollat e komunës së Vushtrrisë.

Siç bën me dije në njoftimin për media Komuna e Vushtrrisë, “sot kryetari Xhafer Tahiri bashkë me drejtorin e DKA Afrim Namani, kanë vizituar shkollën ‘Naim Frashëri’ Vushtrri dhe ‘Migjeni’ në Stanoc dhe kanë shpërndarë shujtat për nxënës”.

“Përtej një premtimi që po realizohet, simbolika e këtij projekti është edhe në atë se të gjithë nxënësit janë të barabartë, si në qytet ashtu edhe në fshatra, pavarësisht gjendjes ekonomike të prindërve të tyre. Shkolla, premtim e prioritet i yni”, citohet të ketë thënë Tahiri. ​

Te fundit


Kthehu lart