Nis seanca tjetër, Hoti raporton për moratoriumin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare - Gazeta Express
string(102) "nis-seanca-tjeter-hoti-raporton-per-moratoriumin-e-anetaresimit-te-kosoves-ne-organizata-nderkombetare"

Nis seanca tjetër, Hoti raporton për moratoriumin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Gazeta Express

21/10/2020 12:20

Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së Kuvendit ku janë shqyrtuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ka nisur interpelanca e kërkuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë seancë, Hoti është ftuar të raportojë për njërën nga pikat e marrëveshjes me Serbinë në Uashington, që përfshin zotimin që Kosova të mos tentojë të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare për një vit.

Lexo Edhe:

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila është propozuesja e kësaj interpelance, ka thënë se kjo pikë e marrëveshjes e zhbën shtetin e Kosovës dhe e bën të pabarabartë me shtetet e tjera. /GazetaExpress/