Nis seanca fillestare për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, salla e mbushur me policë - Gazeta Express
string(79) "nis-seanca-fillestare-per-vrasjen-e-oliver-ivanoviqit-salla-e-mbushur-me-police"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 10:01

Nis seanca fillestare për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, salla e mbushur me policë

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 10:01

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, raporton Express.

T7 raporton se në seancë gjenden pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës.

Lexo Edhe:

Të akuzuar në këtë janë Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Oliver Ivanoviq, i cili që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ku për disa vite është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës, u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. /Express