Seanca e KS të OKB-së ku do të përballen Osmani dhe Vuçiq - këtu mund ta ndiqni LIVE - Gazeta Express
string(86) "nis-seanca-e-ks-te-okb-se-ku-do-te-perballen-osmani-dhe-vuciq-ketu-mund-ta-ndiqni-live"

Seanca e KS të OKB-së ku do të përballen Osmani dhe Vuçiq – këtu mund ta ndiqni LIVE

Ballina

Gazeta Express

22/04/2024 16:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila po mbahet në New York dhe të cilën mund ta ndiqni direkt KËTU. Aty po merr pjesë edhe presidenti serb, Aleaksandar Vuçiq.

Osmani dhe Vuçiq po ballafaqohen në këtë seancë, ndërsa Presidenca ka njoftuar se shefja e shtetit të Kosovës “pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën”. Ajo, u tha se do të flasë edhe “për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Lexo Edhe:

OKB-ja do ta shqyrtojë raportin e rregullt gjashtëmuor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut.

Në një raport të publikuar në web-faqen e OKB-së, i cili duhet të shqyrtohet nesër në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Guterres përmendi se pavarësisht disa përparimeve në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së, tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rritur dhe se situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

Presidenca ka njoftuar se “përgjatë qëndrimit në New York, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara”.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq në SHBA do të zhvillojë një sërë konsultimesh me përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, “për të shpjeguar qëndrimin e Serbisë në lidhje me rezolutën e shpallur për gjenocidin në Srebrenicë.