Ndeshje e çmendur, dy gola për tre minuta në ndeshjen mes Bayern dhe Barcelonës - Gazeta Express
string(78) "ndeshje-e-cmendur-dy-gola-per-tre-minuta-ne-ndeshjen-mes-bayern-dhe-barcelones"

Ndeshje e çmendur, dy gola për tre minuta në ndeshjen mes Bayern dhe Barcelonës

Gazeta Express

14/08/2020 21:10

Bayern Munich dhe Barcelona janë duke dhuruar spektakël në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas 7 minutave lojë, tashmë janë shënuar 2 gola, secila skuadër nga një gol.

Lexo Edhe:

Gjermanët kaluan të parët në epërsi pas një aksioni të bukur.

Thomas Muller e konkretizoi në gol një super pasim nga ana e Robert Lewandowskit për rezultatin 1-0, raporton Gazeta Express.

Tre minuta më vonë, në atë të shtatë, David Alaban shënoi fatkeqësisht autogol, madje shumë të bukur për të barazuar gjithçka në këtë takim.