Nis kampanja #mosNaSharrit - Gazeta Express
string(25) "nis-kampanja-mosnasharrit"

Arte

Gazeta Express

28/11/2020 13:02

Nis kampanja #mosNaSharrit

Arte

Gazeta Express

28/11/2020 13:02

Këto ditë në internet shihet se ka filluar një kampanjë përmes shpërndarjes së hashtag #mosNaSharritNpandemi dhe #mosNaSharrit, një mesazh shumë direkt, ku qytetarët shihet se mundohen ta ngrenë zërin dhe të shprehin pakënaqësitë që po ndodhin gjatë tërë kohës, por veçanërisht gjatë kohës së pandemisë në Kosovë.

Duke e marrë parasysh që jeta në Kosovë veçse ka qenë vështirë për t’u jetuar për klasat e ulëta sociale, në pandemi ju është vështirësuar edhe më shumë duke filluar prej rritjes së çmimeve të artikujve esenciale prej miellit, sheqerit, etj e deri te maskat, barnat, dezinfektuesit, rryma e internet.

Lexo Edhe:

Për më tepër qeveria e shtetit ende nuk ka miratuar ndonjë plan për rimëkëmbje ekonomike për të ju dalë në ndihmë as bizneseve të cilat kanë shënuar humbje të mëdha gjatë kësaj kohe e aq më pak qytetarëve të vendit.

Deri tani këtë kampanjë vetë popullore e kanë përkrahur përveç qytetarëve të shumtë edhe disa prej artistëve si Taste2, Elinel, Adriana Maroshi, Miran Ramadani e shumë emra të tjerë eminent.

Duket se kjo është një kampanjë e qëlluar në ditët e sotme kur frika dhe pasiguria e qytetarëve është shumë e lartë, ndërsa qeveritarët dhe bizneset përfitojnë nga rasti në mënyra të ndryshme.

Kampanja ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve dhe ngritjen e zërit ndaj parregullsive të ndryshme që po ju bëhen atyre, qytetarëve në këtë mënyrë ju është lehtësuar protestimi dhe ngritja e zërit kundër kësaj dukurie duke e përkrahur kampanjën dhe duke demaskuar profiteret në interneti.