"Ninxhat" shkatërruan shtëpinë gjatë natës, vjen zarfi nga Vëllai i Madh - Gazeta Express
string(69) "ninxhat-shkaterruan-shtepine-gjate-nates-vjen-zarfi-nga-vellai-i-madh"

Rozë

Gazeta Express

23/03/2023 16:51

“Ninxhat” shkatërruan shtëpinë gjatë natës, vjen zarfi nga Vëllai i Madh

Rozë

Gazeta Express

23/03/2023 16:51

Tre banorët e rinj, Gerti, Lorenci dhe Jori kanë pasur një mision nga Vëllai i madh. Ata kanë shkatërruar shtëpinë gjatë natës dhe tashmë banorët e tjerë duhet të gjejnë se kush kanë qenë tre personat që kanë bërë gjë.

Përmes një zarfi, Vëllai i madh i ka komunikuar banorëve se nëse i gjejnë 3 ninxhat do të kenë një avantazh.

Lexo Edhe:

“Banorë 3 prej jush kanë patur një mision të përcaktuar nga Vëllai i madh, ku do të ishit ninxhat e natës duke krijuar situata të ndryshme në shtëpi, pa treguar që ka qenë një mision. Detyra juaj është të hamendësoni deri në mbrëmje se kush janë 3 ninxhat. Në mbrëmje do të zgjidhni një përfaqësues që do të japë përgjigjen përfundimtare dhe Vëllai i Madh do t’ju njoftojë nëse e keni gjetur apo jo. Nëse përgjigja juaj është e saktë do të keni një avantazh. Nëse ninxhat nuk zbulohen do të kenë ata një avantazh.”