Nicolas Cage lufton për jetë në parkun argëtues


load
Gazeta Express
2 Nëntor 2019 1:21

Nicolas Cage e ka para vetes një rol të ri, i cili do ta çojë atë në parkun argëtues në të cilin e presin përbindësha mekanikë. Filmi Wally’s Wonderland do të bëhet me regji të Kevin Lewis sipas skenarit të shkruar nga G.O. Parsons.

Në përshkrimin zyrtar të filmit thuhet: Wally’s Wonderland e ka një sekret të errët. Kur rojtari (Cage) detyrohet ta kalojë natën në parkun e çuditshëm të argëtimit, shumë shpejt ai përballet me një makth të vërtetë, shkruan Koha.

Karakteret e frikshme mekanike papritur janë të gjallë, ndërsa rojtari duhet të luftojë me ta në mënyrë që të mbijetojë deri në mëngjes dhe të arratiset nga parku.

Skenari u rendit shumë lart në sajtin Blood List, vendi në të cilin gjenden skenarët më të mirë që nuk janë futur në produksion. Ngjarja e filmit kujton paska në Night at the Museum, ku të gjithë ekzemplarët e ekspozuar mblidhen kundër Ben Stiller, por si duket në Wally’s Wonderland nuk do të jetë aq argëtuese.

Regjisori Lewis e shprehu entuziazmin e tij për angazhimin e Cage: “Për mua, opsioni ishte se vetëm një aktor i vetëm është ai që mund ta bëjë këtë film dhe ai aktor është Nic Cage”.

Te fundit


Kthehu lart