Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) do të jetë funksionale me 8 prokurorë, dhe më 19 dhjetor këta të fundit do të betohen për t’i hapur rrugën kësisoj krijimit të institucionit të shumëpritur.
Por me ngritjen e SPAK, ajo që do të shuhet do të jetë Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa të gjithë prokurorët e këtij institucioni tashmë është vendosur të transferohen në prokuroritë e tjera të vendit.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur këtë të enjte pikërisht për të vendosur se ku do të transferohen prokurorët që kanë punuar tek Krimet e Rënda.
Me një afat të përkohsëhm që nis nga data 19 Dhjetor deri në 18 Mars 2020 Anton Martini, Arta Marku dhe Donika Prela janë caktuar të ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë.
Anton Martini, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë
Donika Prela, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë
Isa Jata, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë
Ditan Prençi, përkohësisht në Prokurorinë Shkallës së Parë Tiranë
Arta Marku, përkohësisht në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
Më poshtë lista e prokurorëve që transferohen
Arens Çela, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Blerim Tominaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Besim Hajdarmataj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Doloreza Musabelliu, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Elisabeta Imeraj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana
Manjola Kajana, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë Manjola Kajana
Vladimir Mara, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Sonila Muhametaj, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Pranvera Pustina, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë
Artan Bajrami, në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Përparim Kulluri, në Prokurorinë e Shkallës së Parë Shkodër
Eugen Beci, në Prokurorinë e Shkallës së Parë, Korçë