Ngritet aktakuzë ndaj Drejtorit problematik të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi - Gazeta Express
string(73) "ngritet-aktakuze-ndaj-drejtorit-problematik-te-kru-gjakova-hasan-krasniqi"

Ngritet aktakuzë ndaj Drejtorit problematik të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi

Lajme

Gazeta Express

14/08/2023 12:46

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë kundër Hasan Krasniqit, kryeshef i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova” për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj fqiut të tij Besnik Sharani është ngritur aktakuzë për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”. Çuditërisht, viktima, Besnik Sharani, ishte burgos pasi që ndaj tij u ushtrua dhunë nga Drejtori Krasniqi.

Kryeshefi Krasniqi dhe fqiu i tij Sharani ishin përfshirë në një sulm fizik me 31 maj të këtij viti.

Lexo Edhe:

Informacionin për ngritjen e aktakuzës kundër tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha, ditë me parë.

“Ju njoftoj se lidhur me këtë çështje penale hetimet kanë përfunduar dhe është ngritur Aktakuzë ndaj dy personave, një i akuzuar për veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar dhe për të akuzuarin H.K, për veprën penale Lëndimi i lehtë trupor”, tha Batusha për Gazetën Express.

Gazeta Express ka siguruar pamjet e kamerave gjatë kohës sa është zhvilluar rrahja, teksa personi që ka dërguar këto pamje pretendonte se Hasani ka shtyrë edhe bashkëshorten e tij, sepse në momentin kritik i njëjti ishte i shoqëruar nga ajo.

Ditë më parë, i kontaktuar nga Gazeta Express, kryeshefi Hasan Krasniqi, ka folur edhe rreth pretendimeve se gjatë rrahjes me fqiun e tij, në një moment e shtyn edhe bashkëshorten e tij.

“Gjithçka po dëgjoj, këtë se paskna ni e pa kurrë”, u shpreh ai kur u pyet lidhur me pretendimet për sulm ndaj gruas së tij.

Ai tha se është sulmuar teksa po hynte në shtëpi me gruan e tij.

“Unë jam dalë nga kerri me gruan time me hy në shtëpi në ora 11 e gjysë të natës, në derën teme me kanë dalë 3 persona, njëri prej të cilëve që fjaloset me mua”, tha Hasani.

Këtë ngjarje ai e ka qujtur si “konflikt të vogël, më tëpër problem mediatik”.

Policia ka thënë se për këtë ngjarje është intervistuar edhe një dëshmitare.

“Me datën 31 maj, është iniciuar rast “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka qenë të përfshirë dy persona meshkuj dhe është intervistuar një dëshmitare. Rasti është dërguar me kallëzim penal tek prokurori kompetet në procedurë të shpejt. Për detaje tjera luteni të kontaktoni Prokurorinë Themelore-Gjakovë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Në vazhdim mund t’i shihni pamjet e këtij incidenti mes Drejtorit Krasniqi dhe fqiut të tij.

Hasan Krasniqi është i afërt me partinë në pushtet, derisa gjatë kësaj kohë shihet duke sulmuar mediat apo kundërshtarët politikë përmes komenteve të tij në rrjete sociale; diçka kjo e paprecedent nga një zyrtar i një kompanie publike.

Pamjet: