Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi - Gazeta Express
string(77) "ngrihet-aktakuze-per-korrupsion-ndaj-presidentit-te-psg-se-nasser-al-khelaifi"

Ngrihet aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi

Gazeta Express

20/02/2020 13:45

Zyrtar e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka ngritur aktakuzë për korrupsion ndaj presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, nën dyshimet se i ka dhënë ryshfet ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Akuzat që e rëndojnë Al-Khelaifin kanë të bëjnë me kohën e tij si kryetar i grupit të media “BeIN Sports”, dhe jo me të si pronar i klubit francez, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prokurorët federalë të Zvicrës thonë se e kanë ngritur aktakuzën ndaj Al-Khelaifit, i cili po ashtu është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për shkak se ai e kishte nxitur Valcken të kryente keqmenaxhim të rëndë kriminal.

Më saktë, Al-Khelaifi akuzohet se e ka lejuar Valcken që ta përdorte ekskluzivisht një vilë në Sardinia. Ai i kishte ndihmuar Valckes t’i shpëtonte 900 mijë euro para të qirasë.

Valcke u pezullua nga pozita e tij në FIFA pas akuzave se kishte shitur bileta për Kupën e Botës për çmime më të larta se ai i shënuar në biletë më 2015.

Ai akuzohet për tri shkelje: pranimin e ryshfetit, për disa pika të keqmenaxhimit të rëndë kriminal dhe për falsifikim të dokumenteve. /Gazeta Express/