Çfarë thuhej në videon e fshirë menjëherë nga Von der Leyen rreth luftës në Ukrainë?
Një video e fshirë thuajse menjëherë nga Twitter-i i presidentes së Komisionit Europian ka ngritur shqetësime rreth gjendjes së luftës në Ukrainë.
Në statusin e publikuar në Twitter të mërkurën, von Der Leyen tha se “më shumë se 100,000 ushtarë ukrainas janë vrarë” që nga fillimi i konfliktit dhe se rreth 20,000 civilë kanë vdekur gjithashtu për shkak të luftimeve.
Many thanks to those who pointed out the inaccuracy regarding the figures in a previous version of this video.
The estimation used, from external sources, should have referred to casualties, i.e. both killed and injured, and was meant to show Russia‘s brutality. https://t.co/GesDe7bK8v— Dana Spinant (@DanaSpinant) November 30, 2022
Tweet-i – tashmë i fshirë – në të cilin pretendohej se konflikti në Ukrainë u ka kushtuar jetën 100,000 ushtarëve ukrainas – u pa me shqetësim pasi ky është një numër shumë më i madh nga sa ç’është raportuar nga Ukraina.
“Ne shpjeguam në rrjetet sociale arsyet dhe kontekstin në të cilin u bë kjo”, tha zëdhënësja e KE-së Dana Spinant.
Zëdhënësja Spinant postoi gjithashtu në Twitter duke cilësuar se shifra ishte e pasaktë, duke shtuar se vlerësimi i KE-së, i cili u mor nga “burime të jashtme” të paidentifikuara, kishte për qëllim të përfaqësonte viktimat e luftës që përfshinin dhe të vrarët dhe të plagosurit dhe se kishte për qëllim të tregonte “shkallën reale të brutalitetit të Rusisë”.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...