Ngjarje e rëndë, vriten me thikë dy persona në Itali - Gazeta Express
string(51) "ngjarje-e-rende-vriten-me-thike-dy-persona-ne-itali"

Gazeta Express

22/09/2020 13:48

Ngjarje e rëndë, vriten me thikë dy persona në Itali

Gazeta Express

22/09/2020 13:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Leçe të Italisë, ku dy persona janë vrarë me thikë. Policia italiane ka bërë të ditur se Daniele De Santis dhe Eleonora Manta u gjetën të vdekur në shkallët e një ndërtese.

Sipas hetuesve u dëgjuan britma, ndërsa dëshmitarët kanë parë një person duke u larguar me një thikë në dorë.

Lexo Edhe:

Daniele De Santis, 33-vjeç, ishte arbitër futbolli. Ai e kishte nisur karrierën tij në “Lega Pro”, ndërsa në vitin 2017 kishte drejtuar ndeshjen e parë në Serie B.

Në mediet italiane po raportohet se nga të dhënat e para dyshohet se kjo vrasje ka të bëjë me një krim pasioni. /Express/