Ngjarje e rëndë, vdes minatori në Librazhd - Gazeta Express

Ngjarje e rëndë, vdes minatori në Librazhd

Ballina

Gazeta Express

12/06/2019 11:57

Një tjetër viktimë shënohet në minierat shqiptare.

Mësohet se një 52-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në një minierë në Hotolisht të Librazhdit.

Viktimë ka mbetur shtetasi Hyqmet Verçari, 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash.

Ai ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar me makinerinë e punës në minierë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.