Ngjarje e rëndë në Urë-Vajgurore, nëna e 3 fëmijëve i jep fund jetës duke u vetëvarur - Gazeta Express
string(84) "ngjarje-e-rende-ne-ure-vajgurore-nena-e-3-femijeve-i-jep-fund-jetes-duke-u-vetevarur"

Gazeta Express

25/05/2020 14:32

Ngjarje e rëndë në Urë-Vajgurore, nëna e 3 fëmijëve i jep fund jetës duke u vetëvarur

Gazeta Express

25/05/2020 14:32

Një 51-vjeçare nga fshati Skrevan në Urë-Vajgurore është vetëvarur pranë ahurit të bagëtive, pas banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Skrevan në Urë Vajgurore, ndërkohë që ajo është gjetur disa orë më vonë e varur nga bashkëshorti i saj që ka njoftuar menjëherë policinë.

Lexo Edhe:

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u vetëvarur me litar në pemën përpara ahurit të bagëtive, pak minuta pasi kishte ushqyer edhe kafshët e shtëpisë.

Ajo është dërguar me urgjencë nga familjarët drejt Spitalit Rajonal Berat, por ka mbërritur atje pa shenja jete dhe mjekët e kanë dërguar trupin e pajetë të saj në morgun e spitalit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë që bën edhe këqyrjen e vendngjarjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije per Balkanweb se gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të ketë qenë edhe shkaku që e ka çuar gruan drejt ndërmarrjes së aktin të vetëflijimit.

51-vjeçarja Bukuroshe Sinjari jetonte së bashku me bashkëshortin e saj në fshatin Skrevan dhe ishte nënë e 3 fëmijëve, njëri prej të cilëve ishte emigrant në Greqi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë.