Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec, ku një 44 vjeçar ka qëlluar për vdekje me thikë nënën e tij.
Policia sqaron se krimi i rëndë u regjistrua rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, ku viktimë ka mbetur 70 vjeçarja me iniciale F.Ç.
Autori i dyshuar i krimit është me probleme mendore.
Njoftimi:
Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...