Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Vritet një 37 vjeçar me thikë, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(80) "ngjarje-e-rende-ne-mitrovice-vritet-nje-37-vjecar-me-thike-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 8:37

Ngjarje e rëndë në Mitrovicë: Vritet një 37 vjeçar me thikë, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

28/05/2026 8:37

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë në Mitrovicë të Jugut, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, kur policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ndodhej një person i lënduar me mjet të mprehtë.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar se viktima, mashkull 37-vjeçar, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër nga i njëjti i dyshuar. Pas trajtimit në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, ai është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, mashkull 31-vjeçar, është arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe thika që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.

Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement