Ngjarje e rëndë, bie nga ballkoni fëmija dy vjeçar - Gazeta Express

Gazeta Express

19/05/2019 10:49

Ngjarje e rëndë, bie nga ballkoni fëmija dy vjeçar

Gazeta Express

19/05/2019 10:49

Një fëmijë 2 vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Spitali i Vlores
Spitali i Vlores

Policia lokale bën me dije se i mituri me iniciale S.B., banues në lagjen “Kushtrimi” të qytetit, ka përfunduar në spital rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, kati 2-të.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale.