Nga zjarri i qëllimshëm mijëra konsumatorë mbesin pa energji elektrike


Gazeta Express
17 Qershor 2019 10:38

KEDS përmes një komunikate për media ka njoftuar për një zjarrvënie të qëllimshme në Fushë-Kosovë rreth orës 1 pas mesnate.

Persona të pa përgjegjshëm kanë djegur bërllokun dhe si rrjedhojë janë djegur kabllot e tensionit të ulët duke lënë pa energji elektrike për afro një orë mijëra qytetarë.

Përkundër kohës pas mesnate, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta sanojnë dëmin dhe konsumatorëve t’ua kthejnë energjinë elektrike rreth orës 1 e 50.

KEDS apelon tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi pasojat në asetet energjetike, sidomos kur afektohen ato të tensionit të mesëm, mund të jenë katastrofike, godasin furnizimin njëherësh të mijëra qytetarëve dhe riparimi i tyre kërkon kohë të gjatë. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart