Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në këto modele telefonash     - Gazeta Express
string(70) "nga-viti-2025-whatsapp-nuk-do-te-funksionoje-ne-keto-modele-telefonash"

Nga viti 2025 WhatsApp nuk do të funksionojë në këto modele telefonash    

AutoTech

Gazeta Express

03/10/2024 8:48

Rrjeti social WhatsApp po përditëson sistemin operativ dhe nuk do të funksionojë më në disa modele të vjetra të iPhone, shkruan “Mobiletelco”.

Nga 24 shkurti i vitit 2025 kërkesa minimale për WhatsApp-in në pajisjet iPhone do të jetë instalimi i sistemit operativ iOS 14.1.

Kjo do të thotë se në iPhone 6, iPhone 5s, iPhone 6 Plus dhe modelet më të vjetra nuk do të funksionojë WhatsApp pasi nuk mund të përditësohen në versionin e kërkuar të sistemit operativ.

Si arsye kryesore për këtë vendim, rrjeti social që menaxhohet nga Meta përmend sigurinë e përdoruesve dhe thotë se sistemet e vjetra operative nuk i plotësojnë të gjitha standardet e nevojshme për funksionet e nevojshme.

Për përdoruesit e Androidit, nuk ka kërkesa të reja të sistemit – mjafton të keni Android 5.0 dhe mund të përdorni WhatsApp-in.