Nga tregtar llamarinash në baron droge, kapet bashkëpunëtori i “Eskobarit shqiptar”


Gazeta Express
15 Mars 2019 22:26

Gjithçka e nisi si një tregtar i thjeshtë i llamarinave, por shumë shpejt u transformua në baron droge.

Kjo është historia e Met Kananit, shqiptarit të cilësuar nga media turke si Eskobari i Drogës. Këtë të premte, falë një operacioni të policisë në Fier, një tjetër bashkëpunëtor i Kananit është arrestuar. Fjala është për një 36 vjeçar të identifikuar me inicialet G.V. Gjykata ka vendosur masën e burgut për 36 vjeçarin, pjesë e bandës së mirëorganizuar të Met Kananit.

Kujtojmë se Kanani u kap një vit më parë në Turqi me rreth 1.1 ton drogë e llojit kanabis. Ndërkohë në vitin 2017 në Shqipëri u arrit të kapej një sasi prej 8.4 tonësh kanabis me një vlerë prej 10 mln eurosh. Droga kalohej nga Shqipëria drejt Turqisë dhe këmbehej me heroinë. Met Kanani ishte dhe kapoja i të gjithë strukturës kriminale.

E nisi si tregtar llamarinash, kush është Met Kanani

Personi që aktualisht konsiderohet baron droge, “karrierën” e tij e ka nisur si tregtar llamarinash në Fier. Në emër të tij rezulton i regjistruar një biznes që ka si objekt importeksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të lëndëve të ndryshme industriale, hekuri, llamarinë dhe përpunimin e tyre. Së fundmi, ky biznes rezulton i çregjistruar në QKB./Express

Te fundit


Kthehu lart