Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë, dyndje e emigrantëve drejt Qafë Thanës - Gazeta Express
string(76) "nga-sot-shtrengohen-masat-ne-kakavije-dyndje-e-emigranteve-drejt-qafe-thanes"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2021 13:26

Nga sot shtrëngohen masat në Kakavijë, dyndje e emigrantëve drejt Qafë Thanës

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2021 13:26

Duke filluar nga dita e sotme Greqia ka shtrënguar masat kufizuese të lëvizjes me Shqipërinë përmes pikës kufitare të Kakavijës.

Nga 1 deri më 15 mars 2021,  pika kufitare do të jetë e hapur nga ora 07:00 deri në orën 19:00, duke e reduktuar me katër orë punën në doganë që më parë funksiononte deri në orën 23:00.

Lexo Edhe:

Gjithashtu do të kufizohet më tej numri i personave që futet çdo ditë.

Vetëm 400 persona do të kalojnë kufirin nga 750 që lejoheshin më parë.

Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë anti- covid, rregulli përfshin edhe shoferët e kamionëve të mallrave që kanë qenë të përjashtuar më herët.

Të gjithë ata që do të testohen pozitiv, nuk do të lejohen të hyjnë në Greqi, ndërkohë që ata që hyjnë, do t’i nënshtrohen një karantine të detyrueshme 14 ditore, nga 7 ditë që ishte deri më tani.

Kakavija është e vetmja pikë kufitare nga ku kryhet lëvizja tokësore mes Shqipërisë e Greqisë.

Ndërkohë pikat kufitare të Kapshticës në Korçë, Tre Urave dhe Qafë Botës, janë të mbyllura prej disa muajsh në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit nga qeveria greke.

Në këto kushte, shumë emigrantë po kalojnë tranzit nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë, duke krijuar fluks në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Të pezulluara janë edhe lundrimet nga Porti i Sarandës, ndërsa lëvizja në rrugë ajrore bëhet vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës.