Nga sot lëshohet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë - Gazeta Express
string(53) "nga-sot-leshohet-per-qarkullim-rruga-prizren-prevalle"

Nga sot lëshohet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë

Gazeta Express

11/07/2020 8:17

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qytetarët se sot prej orës 08:00 deri në 20:00, do të lejohet qarkullimi i automjeteve deri në 3.5 ton, në rrugën rajonale R-115, drejtimi Prizren-Prevallë, fshati Gornje Sello.

Qarkullimi do të bëhet nën përcjelljen permanente të kujdestarisë nga kompania e mirëmbajtjes së rrugës.

Lexo Edhe:

Lejimi i qarkullimit është bazuar në rekomandimin e komisionit për vlerësim dhe propozim të zgjidhjes teknike, pas rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.

Ministria e Infrastrukturës, kërkon nga të gjithë ngasësit e automjeteve me peshë mbi 3.5 ton, që të vazhdojnë t’i përdorin rrugët alternative për qarkullim në këtë destinacion.