Nga sot fillon mësimi online në gjuhën boshnjake dhe turke - Gazeta Express
string(58) "nga-sot-fillon-mesimi-online-ne-gjuhen-boshnjake-dhe-turke"

Gazeta Express

30/03/2020 11:22

Nga sot fillon mësimi online në gjuhën boshnjake dhe turke

Gazeta Express

30/03/2020 11:22

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se nga sot do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore edhe për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake

“Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5.  Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5”, thuhet në njoftimin e MASHTI.

Lexo Edhe:

“Këto materiale mësimore do të transmetohen  edhe përmes ueb faqes zyrtare https://emesimi.rks-gov.net, përmes së cilës shkohet në kanalin e MAShTI-t në Youtube edhe ne gjuhet turke dhe boshnjake”, thekson komunikata.

Ndërkohë nga e hëna e javës së kaluar ka filluar mësimi online në gjuhën shqipe për nzënësit nga klasa e parë deri në të pestën./Express/